David De Gea flet për situatën e portierëve tek United, pas ardhjes së Henderson

David De Gea flet për situatën e portierëve tek United, pas ardhjes së Henderson

Manchester United, mund të thuhet se është një nga ekipet me fondin e portierëve më të mirë në botë, pasi momentalisht, ka tre portier që konsiderohen top-klas.

David De Gea, ka qenë startues i padiskutueshëm për United, por tani në ekipin e djajve, është rikthyer portieri që ishte i huazuar tek Sheffield United, Dean Handerson – i cili konsiderohet si një nga portierët më të mirë në Premier Ligë.

“Ndihem shumë mirë, mjaft me besim, si dhe shumë pozitiv. Kjo është shumë e rëndësishme për mua. Tani është koha të kthehemi tek fitoret në kampionat dhe të fitojmë trofe, kjo është edhe pika më e rëndësishme për ne në këto momente. Ashtu siç iu thashë ndihem shumë mirë.”, tha De Gea për MUTV, transmeton Insajderi.

“Është e shumë mirë që të stërvitesh çdo ditë me trajnerët dhe portierët. Gjithmonë përpiqemi të mësojmë nga njëri-tjetri dhe ta shtyjmë veten drejt përmirësimit të mëtejshëm. Është fantastike. Nëse ju shikoni videot e seancave stërvitore do të shikoni se ka harmoni mes portierëve njëri me tjetrin.” , shtoi ai.

“Kjo është diçka e rëndësishme, pra të ketë harmoni mes portierëve dhe trajnerëve tanë gjithashtu. Ne po stërvitemi shumë mirë, i gjithë departamenti i portierëve për t’ua bërë të ditur lojtarëve të tjerë se ne jemi në 100% të nivelit. Tanimë ka ardhur koha për të luftuar për trofe.”, përfundoi ai./Insajderi.com.