Manchester City e ka fituar përballjen derbi kundër Arsenal, me rezultat 3:0, ku golat u shënuan nga Sterling në fund të pjesës së parë dhe De Bruyne në minutën 51 dhe Foden në 90+1.
Futbollisti më fatkeq ishte David Luiz që vec gabimit te goli i parë, shkaktoi edhe penalltinë duke u ndëshkuar direkt me karton të kuq.
Në këtë përballje, vetëm pas pesë minutave Granit Xhaka la fushën pas një lëndimi.
Pas 29 ndeshjeve, City pozicionohet në vendin e dytë me 60 pikë, kurse Arsenal është në të nëntin me 40 sosh.
/Insajderi.com/