David Luiz flet me zemër të ‘plast’

David Luiz flet me zemër të ‘plast’

Futbollisti që po konsiderohet fajtori kryesor për humbjen e Arsenal 3:0 ndaj Manchester City, pas gabimeve që ka bër, ka folur për Sky Sports, transmeton Insajderi.com.

David Luiz gaboi në mbrojtje kur u shënua goli i parë nga Sterling, ndërsa edhe më keq bëri kur shkaktoi penallti, për tu përjashtuar me karton të kuq, e ekipi kundërshtar e realizoi 11 metërshin me De Bruyne.

‘Nuk ishte dështim i skuadrës, ishte faji im. Trajneri është i mahnitshëm,
të gjithë futbollistët luajtën mirë, është krejt faji im’.

Braziliani 33 vjeçar foli edhe për kontratën, që i skadon në fund të këtij muaji.

‘Më pëlqen Arsenal, dua të qëndroj këtu, kjo është arsyeja pse vazhdoj të stërvitem fort,
kjo është arsyeja pse luajta sot. Unë dua të qëndroj,
trajneri e di këtë dhe edhe ai dëshiron që unë të qëndroj, jemi duke pritur vendimin’.

/Insajderi.com/