David Silva befason me skuadrën e re

David Silva befason me skuadrën e re

Mesfushori spanjoll David Silva do të vazhdoj karrierën në MLS pas largimit nga Manchester City në fund të këtij edicioni, kanë shkruar mediumet angleze të premten.

Mësohet se Silva tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin Inter Miami, që e ka pronar ish-mesfushorin e Anglisë, David Beckham.

Silva te ekipi amerikan do të transferohet si futbollist i lirë, pasi në verën e vitit të ardhshëm i skadon kontratë me Cityn. 33-vjeçari, para fillimit të këtij edicioni ka paralajmëruar largimin nga ekipi anglez, të cilit iu bashkua në vitin 2010 nga Valencia.

Silva me Cityn ka fituar tre tituj kampioni të Anglisë kurse këtë edicion ka regjistruar gjashtë paraqitje në të gjitha garat, duke asistuar pesë herë.