De Biasi i ndryshon “fytyrë” formacionit ndaj Ukrainës

De Biasi i ndryshon “fytyrë” formacionit ndaj Ukrainës

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biasi pritet të aktivizojë ndaj Ukrainës ata futbollistë që nuk luajtën kundër Katarit.

Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri gjatë një konferencë për shtyp në Itali, vend në të cilin Kombëtarja është akomkoduar këtë te enjte. Pas largimit nga Austria kuqezinjtë dhe do të luajë nesër në Bergamo ndeshjen e fundit miqësore ndaj Ukrainës dhe më pas do t’i drejtohen Francës për finalet e Europianit.

“Në ndeshjen ndaj Ukrainës do të ketë disa ndryshime dhe do të luajnë ata lojtarë që nuk ishin ndaj Katarit”,-tha trajneri.