De Biasi tregon se a është penduar që nuk e mori Rashicën me Shqipërinë në “Euro 2016”

De Biasi tregon se a është penduar që nuk e mori Rashicën me Shqipërinë në “Euro 2016”

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare në futboll, Gianni De Biasi është pyetur së fundmi në lidhje me Milot Rashicën dhe Hamdi Salihin, i cili së fundmi ka “varur këpucët në gozhdë”, duke treguar nëse është penduar apo ndien keqardhje që nuk i mori në “Euro 2016”.

“Rashica? Një lojtar shumë i mirë me një perspektivë të shkëlqyer. Nuk ka ardhur me ne sepse nuk kishte luajtur asnjë ndeshje me ne gjatë kualifikueseve. U kam dhënë kënaqësinë e Evropianit djemve që na kishin çuar deri aty.Salihi? Është i njëjti diskutim që thashë për Rashicën. Duhen bërë zgjedhje dhe ato që bëra i konsideroja më të drejta në atë kohë. Mora ata lojtarë që dhanë më shumë kontribut në dy vitet e kualifikueseve.

Hamdiu i ka dhënë shumë Kombëtares, ka qenë i rëndësishëm, por në ato moment duhet të merrja vendime të tjera. Unë nuk shoh emrin e askujt, por interesat e Kombëtares mbi të gjitha”, ka thënë De Biasi për “Panorama Sport”.