“De Biasin nuk e prek koronavirusi se është shqiptar” – shakaja me ish-trajnerin e kombëtares

“De Biasin nuk e prek koronavirusi se është shqiptar” – shakaja me ish-trajnerin e kombëtares

Deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi është bërë sërish protagonist në botën e sportit në vend.

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” Kujtim Gjuzi i ka dalë në mbrojtje tifozëve të Tiranës, ndërkohë duke përfituar nga rasti që ishte me De Biasin afër, i ka bërë dhuratë dhe një kapele me shkrimin “Albania”.

“Nuk ka shans tifozët e Tiranës të bëjnë atë gjë. Këtë e ka bërë qeveria. Tifozët e Tiranës janë atje, por qeveria ka futur njerëzit e vetë atje për të bërë këto gjëra”, tha në fillim Gjuzi.

“Si shqiptarë nuk na zë gripi dhe De Biasi është shqiptar tani prandaj nuk e zë gripi. Unë tani do prish programin dhe do shkoj t’i dhuroj këtë kapelen De Biasit. Faleminderit Mister që na çove në Evropian dhe vazhdoje rrugën tënde, na ço në Botëror tani”, i ka thënë Gjuzi, De Biasit.