Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, në takimin ku nuk mungoi drama." />

De Gea protagonist, Manchester United barazon ndaj Evertonit

De Gea protagonist, Manchester United barazon ndaj Evertonit

Manchester United është ndalur në “Goodison Park”, në takimin e vlefshëm të javës së 28-të në Ligën Premier.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, në takimin ku nuk mungoi drama.

Në minutën e tretë të takimit, portieri i United, David de Gea gaboi rëndë në pasim të topit, gabim i cili u shfrytëzua nga sulmuesi Dominic Calvert-Lewin.

 

Djajtë e Kuq arriti t’i barazonin shifrat në 1-1 me golin e realizuar nga Bruno Fernandes (31’) që u asistua nga Nemanja Matic.

Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola, derisa në të dytën dy skuadrat shpërdoruan shumë raste.

Evertoni e filloi edhe pjesën e dytë më mirë, derisa arritën të rrezikonin me anë të sulmuesit francez.

Edhe Unitedi kishte rastet e tyre, por që lojtarët nuk arritën t’i konkretizonin ato, duke u ndarë të kënaqur me një pikë.

Pas javës së 28-të, Manchester Unitedi gjendet në pozitën e pestë me 42 pikë, gjersa në xhiron e 29-të do të takohen me Manchester Cityn në derbin lokal.