De Rossi e godet me shuplakë kundërshtarin – ndëshkohet me të kuq [Video]

De Rossi e godet me shuplakë kundërshtarin – ndëshkohet me të kuq [Video]

Roma ka barazuar 1:1 në udhëtim te Genoa, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-të.

Disa minuta të pjesës së dytë, Roma i zhvilloi me një lojtar më pak në terren, pasi mesfushori Daniele De Rossi u ndëshkua me karton të kuq.

De Rossi u ndëshkua me karton të kuq, pasi qëlloi me shuplakë në fytyrë një lojtar të Genoas.

Ky gjest i tij, vjen pak ditë pas heroizmit që tregoi duke refuzuar të futej në lojë në sfidën mes Italisë dhe Suedisë, duke i kërkuar trajneri Ventura që në lojë të inkuadrohen sulmues, e ku pati propozuar Insignen.