fbpx

Dëbohet nga Gjermania 37-vjeçarja kosovare me tetë fëmijët e saj

Dëbohet nga Gjermania 37-vjeçarja kosovare me tetë fëmijët e saj

Drejtoria e Përgjithshme e Saksonisë – shtet në veri të Republikës Federale të Gjermanisë – dëboi sot një grua 37-vjeçare nga Kosova, me tetë fëmijët e saj.

Rreth 25 vetë që protestuan në Dresden nuk arritën ta parandalonin dëbimin e kosovares dhe tetë fëmijëve të saj.

Pas protestave kundër deportimit të kësaj familjeje të madhe nga Dresdeni në Kosovë, policia ka gjobitur dy persona që protestonin, për shkak të kundërshtimit ndaj oficerëve policor, raporton gazeta gjermane Die Welt. 

Dëbimi i gruas 37-vjeçare nga Kosova me tetë fëmijët e saj – që janë të moshave, midis dy dhe 17 vjeç – u krye me urdhër të drejtorisë shtetërore të Saksonisë.

Pasi një kërkesë për azil e familjes kosovare ishte refuzuar, familja nuk e kishte shfrytëzuar mundësinë që ta linte vullnetarisht Gjermaninë, tha një zëdhënës i Zyrës Rajonale, prandaj dëbimi u urdhërua. /Insajderi.com