Dëbohet nga Italia kosovari që ishte i lidhur me Lavdrim Muhaxherin

Dëbohet nga Italia kosovari që ishte i lidhur me Lavdrim Muhaxherin

Një luftëtar i huaj kosovar që banonte në krahinën e Bolzanos është dëbuar në mëngjesin e sotëm për në Kosovë me një fluturim që u nis nga aeroporti i Milanos “Malpensa”.

Personi në fjalë është pjesëmarrës në konfliktin Sirian midis fundvitit të vitit 2014 dhe fillim vitit 2015, shkruajnë mediat italiane raporton Insajderi.

Kosovari jo vetëm që u regjistrua si xhihadistë, por gjithashtu kishte kryer aktivitete në mbështetje të organizatës radikale islamike kosovare “Rinia Islame Kaçanik” (RI-K), ideologjikisht e lidhur me ISIS dhe me “kasap” Lavdrim Muhaxheri, kreu i fraksioneve ballkanike ISIS në Siri, vazhdon tutje shkrimin media italiane.

Për më tepër, pas hetimeve në shënjestër të kryer nga Shërbimi për Ekstremizëm dhe Terrorizmë të Jashtëm të Shtabit të Policisë së Parandalimit dhe Digos të Brescia, kontakte të vazhdueshme raportuan dëbimin e ekstremistit islamikë në Siri dhe Irak, disa prej të cilave janë të përfshirë në projekte armiqësore.

“Rinia Islame Kaçanik” gjithashtu ka një faqe në Facebook ku, pavarësisht disa fotografive me karaktere në aktivitete vullnetare, të tjerët dalin me referenca të dukshme që mbështesin jo vetëm ISIS dhe selefizmin militant, por edhe terroristët islamikë si Emir Khattab, udhëheqësi i xhihadistëve çeçenë të vrarë nga FSB-së ruse në mars të vitit 2002, ndër imazhet e botuara nga organizata ka edhe ajo e Rexhep Memishit, thuhet tutje në shkrimin e mediave italiane.

Kosova sot konsiderohet një nga vendet primare që kanë lidhje me ekstremizmin islamik, me numrin më të madh të luftëtarëve të huaj në raport me popullsinë, me një numër të madh të predikuesve radikalë aktivë, si në paraburgim dhe në liri, dhe me një propagandë xhihadiste që shkon në ëeb dhe gjithashtu arrin diasporën kosovare në Evropë. /Insajderi.com