Deçan: Ushtron dhunë psiqike ndaj babait, demolon shtëpinë, dëmton gomat e veturës

Deçan: Ushtron dhunë psiqike ndaj babait, demolon shtëpinë, dëmton gomat e veturës

Burrit nga Deçani nuk i mjaftoi vetëm dhuna psiqike ndaj babait të tij – kishte vazhduar ta demolojë shtëpinë e më pastaj të dëmtojë edhe gomat e veturës familjare.

Për këto veprime është arrestuar nga Policia e Kosovës, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:15.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për motivet që quan në agresivitetin e të dyshuarit.

Por, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com