Deda tregon çka i bëri përshtypje sot gjatë aksionit policor në Veri

Deda tregon çka i bëri përshtypje sot gjatë aksionit policor në Veri

Deputeti i Alternativës Ilir Deda duke folur për operacionin në veri, e përgëzoi Policinë e Kosovës për punën e bërë.

Deda tha se i ka bërë përshtypje një detaj që ndodhi sot.

“Më ka bërë përshtypje se si në veri flitej se në Kosovë do të arrestohen 15 persona, e sot u arrestuan fiks 5”, tha ai në KTV.

Deda tha se do të besojnë se po luftohet krimi në Kosovë kur të përfshihen edhe figurat e larta shtetërore.

“Do të besojmë që ka sundim të ligjit, kur organet e drejtësisë do të ndërmarrin veprime ndaj “Prontos”, “Tokës”, “Vizave”, etj”, tha ai.

Ai kujtoi se në korrupsion e krim të organizuar ka të përfshirë edhe figura të larta.

“Do të besojmë në drejtësi kur të ketë masa edhe ndaj tyre, jo kështu selektive”, tha ai.

Deda gjithashtu ka thënë se operacioni në veri ishte i natyrës normale.

“Ekziston një lloj tendence në Beograd të ketë viktima në Kosovë”, tha ai, duke thënë se Kosova ka pasë mjaft viktima dhe s’bën të ketë më.

“Propaganda serbe është shumë e fortë por s’bën ata të vendosin sundim të ligjit në Kosovë”, tha ai.