Deda: Për PAN-in nuk është e rëndësishme caktimi i seancës por numrat

Deda: Për PAN-in nuk është e rëndësishme caktimi i seancës por numrat

Deputeti nga koalicioni LAA, Ilir Deda në takim e sotëm konsultativ, ka thënë se për PAN-in nuk është e rëndësishme caktimi i seancës por numrat për formimin e institucioneve.

“Nëse po kërkoni takim për caktim të seancës, ja ku jemi, caktojeni ditën orën, jemi të gatshëm kurdo, të shtunën të dielën”, është shprehur Deda.

Duke ju drejtuar përfaqësuesit të PAN-it, Enver Hoxhaj, Ilir Deda ka thënë se “askush s’po e konteston të drejtën e juaj kushtetuese që të propozoni mandatarin”, shkruan Insajderi.