
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ka dalë kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për zgjerimin e ekipit negociator për bisedime me Serbinë në Bruksel.
“Për tema nacionale të arrihet koncenzusi parlamentare! Kërkesat për zgjerimin e ekipit negociator, janë non sens, ambicie për marketing personal dhe partiak, të pa nevojshme dhe komplikim i fazës finale të dialogut”, ka shkruar Dedaj.
“Koncenzusi për tema nacionale dhe epilogun e bisedimeve Kosove-Serbi, duhet të arrihet në Kuvendin e Kosovës!”, ka përfunduar ai./Insajderi.com