Degradon keq diplomacia kosovare

Degradon keq diplomacia kosovare

Rrugëtimi i Kosovës drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar vazhdon të përcillet me paqartësi.

As pas 9 vjetësh shtet, Kosova zyrtarisht nuk e di sa vende e kanë njohur saktësisht, shkruan sot Koha Ditore.

Ministria e Punëve të Jashtme asnjëherë nuk e ka dëshmuar listën me numrin e shteteve që e kanë njohur Kosovën. Por deklarativisht vazhdojnë të thonë se ky numër ka shkuar në 114 shtete. Gazeta ka kërkuar nga MPJ-ja që të vihet në dispozicion lista me numrin e njohjeve, por zyrtarë të saj kanë thënë se përgjigje në pyetjet e gazetës mund të ofrojnë të enjten. Por një listë vazhdon të figurojë në portalin shtetëror të Republikës së Kosovës. Sipas saj, numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën është 96. E fundit është njohja nga Saint Kitts dhe Nevis më 28 Nëntor të vitit 2012.

Aty figurojnë shtete për të cilat nuk kanë arritur kurrë notat verbale, sikurse Nigeria e Uganda. Këto dy “njohje” ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, gjatë qeverisjes Thaçi i kishte prezantuar në përvjetorin e katërt të Pavarësisë, më 17 shkurt 2012. Por shkresat që kishte marrë ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, nga dy presidentët e shteteve afrikane tregonin se nuk e kanë njohur Kosovën.