Deklarata e çuditshme e Donald Trump për komunitetin LGBT

Deklarata e çuditshme e Donald Trump për komunitetin LGBT

Është raportuar se këtë javë Amerika do të lansoj një program global që ka për qëllim dekriminalizimin e homoseksualitetit anë e mbanë botës, shkruan Insajderi.

Reagimi për këtë program ka qenë i ndryshëm, ku ka pasur njerëz të cilët e kanë akuzuar Amerikën për përdorimin e  të drejtave të homoseksualëve si strategji për të kthyer kombet kundër armiqësisë politike që e kanë me Irakun.

Përdoruesit e medies sociale të dyshimtë rreth këtij vendimi kanë theksuar politikat e mëparshme kundër LGBT të administratës së presidentit amerikan Trump.

Duke folur me gazetarët në zyrën ovale të mërkurën, Trump u pa se nuk kishte ide për iniciativën që kishte qëllim dekriminalizimin e seksualitetit në 70 vende anë e mbanë botës.

Kur e kanë pyetur për këtë kampanjë, presidenti Trump ka thënë;

“Unë nuk e di për cilin raport jeni duke folur ju. Ne kemi shumë raporte”- duke i lënë njerëzit e habitur me faktin se si ai nuk është në dijeni se  çfarë po bënë administrata e tij./Insajderi.com