Bekë Berisha, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, teksa fliste mbrëmë në një emission në T7, për punësimet në PTK, e pranoi se partia e tij ka ndikuar në këto punësime. Por ai tha se nuk krahasohet numri i të punësuarve të tyre me punësimet e mëhershme të partive tjera që ishin në pushtet.
Deputeti tregon se si e “shpëtoi” një punëtore të telekomit: e thirra, i thash ‘mos gabo me nguc atë çikën’
Beka e ka pranuar publikisht se ka ndërhyrë në rastin e një punëtoreje të Telekomit të Kosovës, e cila ishte prezantuar të jetë motra e tij – edhe pse thotë se nuk ka asnjë lidhje familjare, për të cilën një zyrtar i kësaj ndërmarrjeje publike ishte ankuar “se nuk po shkon në punë”.
Berisha, tha se i ka “bërë nderë” punëtores në fjalë.
Lexo:
Deputeti Berisha: Jashtë nuk është më mirë se në Kosovë, i kam dy vëllezër në Gjermani – nuk lahen kah 1 javë ditë
Deputeti Bekë Berisha ka kritikuar qytetarët që po i lënë vendet e tyre të punës në Kosovë për të punuar në perëndim, teksa ka deklaruar se në shtetet perëndimore “nuk është më mirë sesa në Kosovë”.
“Unë i kam dy vëllezërit në Gjermani, punojnë prej mas luftës. Vallai kurrë, nuk mundet as me u la…”.
Lexo:
Situata qesharake – deputeti e pyet opinionistin gjatë emisionit: “qysh e ki emrin?”
Pas rreth një ore diskutim gjatë një emisioni debatues, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha shkaktoi të qeshura në studion e emisionit, kur e pyeti mysafirin me të cilin ishe në studio se si quhej.
Lexo:
Situata qesharake – deputeti e pyet opinionistin gjatë emisionit: “Qysh e ki emrin?”
“A me e lëshu grunë a?” – reagimi i çuditshëm i deputetit kur pyetet për të ardhurat
Deputeti i AAK-së derisa munohej të arsyetoj përfitimet prej 60 mijë euro në vit, dhe punësimin e gruas së tij në KEK, bëri një reagim të çuditshëm duke pyetur: “Çka me ba tash, a me lëshu gruan a?”
Lexo:
“A me e lëshu grunë a?” – Reagimi i çuditshëm i deputetit kur pyetet për të ardhurat