fbpx

Deklarata që e demanton ministrin Tahiri për rastin e Lushtakut

Deklarata që e demanton ministrin Tahiri për rastin e Lushtakut

Sami Lushtaku nuk ka bërë kërkesë që t’i paguhet mbrojtja nga ana e avokatit britanik, Geoffrey Nice, kështu ka thënë sot Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, por të njëjtën gjë nuk po e thonë edhe nga Zyra për Mbrojtjen e të Akuzuarve Potencial nga Gjykata Speciale.

Driton Lajçi, drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e të akuzuarve potencial nga Gjykata Speciale gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se në kundërshtim me Ligjin, kanë marrë përsipër shqyrtimin e mbulimit të shpenzimeve financiare për ish-kryetarin e Skenderajt.

Edhe pse ende nuk dihet se në çfarë cilësie Lushtaku është ftuar për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit Special në Hagë, kjo zyrë ka theksuar se do t’i shqyrtojë kërkesat e paraqitura nga avokati britanik i ish-komandantit të UÇK-së.

“Sa i përket mbështetjes financiare, kompensimit financiar, ka mbetur që më 16 janar, kur edhe do të takohemi fizikisht [me Geoffrey Nice, v.j] që të diskutojmë edhe për detajet e tjera”, ka deklaruar Lajçi, drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve Potencial nga Gjykata Speciale.

E siç është konfirmuar avokati Geoffrey Nice ka kërkuar fiks 2 mijë e 200 euro në ditë për mbrojtjen e Lushtakut, nëse ndaj tij do të ngritet aktakuzë nga Zyra e Prokurorit Special të Kosovës.

Ministri i Drejtësisë në konferencën për media ka thënë se Sami Lushtaku nuk ka bërë kërkesë që avokati, Goeffrey Nice, i cili ka kërkuar për një ditë 2 mijë e 200 euro, të paguhet nga shteti, shkruan Insajderi.

Sipas tij çdo person i thirrur nga Gjykata Speciale ka të drejtë të marrë cilindo avokat, por shteti nuk do i mbulon shpenzimet e tyre derisa nuk janë të akuzuar.

“Nuk kam pasur kërkesa nga këta persona deri sa janë të akuzuar, ligji në fuqi nuk mbulon shpenzimet”, ka thënë Tahiri, përcjell Insajderi.

Nga kush do të paguhet avokati i Lushtakut, Geoffrey Nice – flet Abelard Tahiri

Ekskluzive: Qeveria shkel ligjin duke paguar avokatin e shtrenjtë të Lushtakut