Deklarata qesharake e Pacollit: Jo koalicion me PDK-në por me Haradinajn

Deklarata qesharake e Pacollit: Jo koalicion me PDK-në por me Haradinajn

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një letër që u ka dërguar anëtarëve të kryesisë një letër nëpërmjet së cilës ka bërë një deklaratë qesharake duke u thënë se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në por vetëm me mandatarin Ramush Haradinaj.

“AKR nuk bën koalicion as me PDK dhe as me dikë tjetër por ndërton marrëveshje qeverisë me mandatarin Ramush Haradinaj, me një mori propozimesh për reforma të cilat vendin do ta ridrejtojnë në binarët e duhur”, ka shkruar Pacolli.

Haradinaj është kandidati i koalicionit PDK-AAK-NISMA për kryeministër të vendit. Të tri partitë janë pajtuar që kryetar i Kuvendit të jetë Kadri Veseli, kryeministër Ramush Haradinaj, ndërsa NISMA do të ketë zëvendëskryeministrin.