Deklarata skandaloze e drejtorit të policisë dikur i suspenduar për rastin e vjedhjes në dhomën e dëshmive

Nënkoloneli i policisë, Ahmet Hasi, i cili në vitin 2012 ishte suspenduar për rastin e vjedhjes së arit në dhomën e dëshmive në Pejë, sot përmes një konference për media u mundua ta arsyetoj mospunën e tyre në mbrojtjen e Valbona Marku-Nrecajt dhe vajzës së saj 9 vjeçare. Dha një deklaratë skandaloze, tha se viktima nuk kërkoi urdhër-mbrojtje, vetëm e lajmëroi kërcënimin.

Deklarata skandaloze e drejtorit të policisë dikur i suspenduar për rastin e vjedhjes në dhomën e dëshmive

Lajmërimi në polici i kërcënimeve që Valbona Marku-Nrecaj i kishte marrë të marten nga bashkëshorti, vetëm disa orë para se ai ta lë të vdekur atë dhe vajzën e tyre 9 vjecare, nuk kanë qenë i mjaftueshëm që asaj t`i sugurohej mbrojtje nga policia.

Mos punën e tyre sot përmes një konference për media u munduan ta arsyetojnë policia e Kosovës.

Madje Ahmet Hasi, një ish-drejtor i suspenduar për vjedhjet që kishin ndodhur në dhomën e dëshmive  në Pejë, tash në pozitën e nënkolonelit tha në këtë konferencë se “në ditën kritike, viktima nuk ka kërkuar urdhër-mbrojtje”.

Në vitin 2012 përgjat tre muajve  25 kilogramë ari ishin vjedhë nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës. Kjo sasi ari dyshohet se kishte përfunduar në argjendarinë e Salih Kastratit. Insajderi ka shkruar për këtë rast.

Ndërkaq suspendimi i tij ishte bërë me 6 qershor 2012.

“Vendimi për suspendimin e Kolonel Hasit është marrë pas rekomandimeve të Inspektoratit Policore të Kosovës si pjesë e hetimeve qe është duke zhvilluar ky agjension lidhur me rastin qe ka ndodhur në dhomën e dëshmive në drejtorinë rajonale të Policisë në Pejë. Ahmet Hasi do të vazhdojë të jetë i suspenduar deri ne ndriçimin e procesit”, thuhej në njoftimin e policisë së datës 6 qershor 2012.

Tash i rikthyer në pozitën e nënkolonelit, dy ditë pas vrasjes tragjike të Valbona Nrecajt dhe vajzës së saj 9 vjecare nga bashkëshorti i saj, Ahmet Hasi tha se policia ishte vënë në kërkim të të dyshuarit.

“Në ditën kritike, nuk është kërkuar urdhër-mbrojtje nga viktima, por prapë policia i ka vazhduar kërkimet”, tha ai.

Madje shkoj edhe më tej, tha se e kishin kontaktuar edhe përmes telefonit Nrecajn por që s`kishin pasur sukses.

Nrecaj kishte qene në paraburgim deri në muajin qershor, pasi e kishte sulmuar fizikisht tashmë viktimën Valbona Marku-Nrecaj. Ndaj tij ishte hapur procedurë penale.

Ditën kritike i dyshuri kishte shkuar në shtëpinë e vëllezërve të të ndjerës duke u përpjekur për ta bindur t`i kthehej në shtëpi, pasi viktima ishte ndarë nga dhe ishte larguar nga shtëpia.

Por vëllau i së ndjerës Shkelzen Marku, e ka fajësuar shtetin se nuk ia mbrojti motrën nga Pjetër Nrecaj, pavarësisht se ajo kishte lajmëruar kërcënimet në polici.

Marku ka thënë se disa herë e kanë njoftuar Policinë se Pjetër Nrecaj sillej me armë dhe kërcënime po Policia e shteti nuk kanë reaguar.

“Shteti ka dështuar t’i ofrojë ndihmë motrës sime, veç se ishte shtetase e Shqipërisë”./Insajderi.com