Deklaratat nga më të ndryshme për Messin, por të gjithë thonë njëzëri se ai është më i miri në histori

Deklaratat nga më të ndryshme për Messin, por të gjithë thonë njëzëri se ai është më i miri në histori

Lionel Messi e ka fituar për të gjashtën herë ‘Topin e Artë’ në karrierën e tij.

Rekord unik, historik, i paarritur nga askush më parë, në historinë e këtij çmimi prestigjioz të futbollit.

Messi e mposhti në garë të ngushtë mbrojtësin e Liverpoolin Virgil van Dijk me dallim shtatë pikë.

Argjentinasi e ka lënë mbrapa vetes sulmuesin e Juventusin, Ronaldo, me një “Top të Artë” me shumë.

Media prestigjioze BBC Sport ka vendosur t’i kujtojë vlerësimet e 11 kolegëve të famshëm për Messin.

Më poshtë mund t’i gjeni deklaratat e 11 yjeve të futbollit:

Gianluigi Buffon: Unë mendoj se nuk ka gjasa që ndonjë qenie njerëzore t’i përsërisë numrat e Lionel Messit.

Juan Bernat: Messi është lojtari më i mirë në botë. Ne do të duhej t’ia thyenim këmbët për ta ndalur. Mënyre tjetër nuk ka.

Jerome Boateng: Mbrojtja një ndaj një kundër Messit nuk është e mundur.

Javier Mascherano: Eshtë pse mund të mos jetë njerëzore, është mirë që vetë Messi mendon se është i tillë.

Johan Cruyff: Messi do të jetë lojtari që do ta fitojë më së shumti ‘Topin e Artë’ në histori. Ai do të fitojë pesë, gjashtë, shtatë trofe të tillë. Leo është i pakrahasueshëm.

Luis Figo: Për mua të shohësh Messin është kënaqësi, është si të kalosh një orgazëm.

Diego Maradona: Potenciali i tij është i pakufishëm dhe unë mendoj se ka gjithçka që duhet për t’u bërë lojtari më i madh i Argjentinës.

Zlatan Ibrahimovic: Ai luan si në ‘PlayStation’, është e pabesueshme. Njerëzit që mendojnë ndryshe, ose nuk dinë asgjë rreth futbollit, ose thjeshtë thonë marrëzira.

Ronaldionho: Ky çmim ‘Topi i Artë 2006’ do të thotë se unë jam lojtari më i mirë në botë, por në fakt nuk jam as lojtari më i mirë te Barcelona.

Wayne Rooney: Messi është një gjeni. Për mua, më i miri ndonjëherë.

Paolo Maldini: Kur shoh Messin duke luajtur, unë mendoj se duhet ta fitoje ‘Topin e Artë’ çdo vit.