Deklarimi i Rugovës për atentatin: Shpëtova edhe njëherë

Deklarimi i Rugovës për atentatin: Shpëtova edhe njëherë

Kishte qenë viti 2005 kur presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ishte gjendur para vdekjes. Dikush kishte bërë atentat ndaj tij. Kurrë nuk u gjet fajtori. Një dekadë e një vit pas, presidenti Hashim Thaçi, atë kohë armik i përbetuar i Rugovës, ka bërë një thirrje: zbardhjen e këtij atentati.

Sapo i kishte shpëtuar një atentati. Presidenti Ibrahim Rugova kishte thirru mediat në një konferencë për media.

Vetura në të cilën ai gjendej, ishte sulmuar. Gomat ishin shpuar, dritaret ishin dëmtuar. Por nuk ishte vetura ku gjendej presidenti i atëhershëm Ibrahim Rugova.

Në konferencë bashkë me të ishte edhe shefi për politikë të jashtme në BE, Havier Solana.

Por ky atentat me kalimin e viteve ishte harruar. Njëmbëdhjete me pas, ish-armiku politik i Rugovës, tash president i vendit, Hashim Thaçi ka dalë në një konferencë për të treguar, se i ka dërguar katër letra prokurorisë për të hetuar vrasjet e pasluftës dhe krime të tjera të pazbuluara.

Në letrën e dytë, ai ka kërkuar që vëmendje t’u kushtohet edhe shumë krimeve serioze të kryera menjëherë paslufte apo në vitet e mëvonshme, siç janë vrasja e vëllezërve Bytyçi në qershor 1999, përpjekja për atentat kundër ish-presidentit Ibrahim Rugova në mars 2005, si dhe vrasja e disa personaliteteve publike”, thuhet në njoftimin zyrtar të presidencës.

E Rugova, 11 vite përpara, ose të njejtën ditë kur i shpëtoi atentatit, thoshte se sulmuesit janë “element që dëshirojnë ta stabilizojnë Kosovën”.

“Për fat të keq, ende ka elementë, ende ka njerëz, që dëshirojnë ta stabilizojnë Kosovën”, kishte thënë Rugova.

Në një video të arkivës së AP-së, shihet teksa Rugova flet për atentatin. Ajo që bie në sy, e që e thotë vet presidenti historik, tashmë i ndjerë, është se ndaj ka pasur edhe atentate të tjera.

“Kjo që ndodhi sot, dhe për fat të keq dhe fal Zotit, shpëtova edhe njëherë, e dini kam pasur mjaft kso…Tash një vit gjuajtën në shtëpinë time, nuk po i përmendi ato të tjerat”, ka thënë Rugova më 2005.