Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se VV nuk ka qenë asnjëherë më e fuqishme dhe e organizuar, shkruan Insajderi.com
Haxhiu ka shkruar se të gjitha partitë politike e kanë pasur rastin të qeverisin vendin dhe se qytetarët asnjëherë më shumë se tash nuk kanë qenë entuziastë për fitorjen e Vetëvendosjes.
“Kosova asnjëherë si ka pasur punët më keq, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka edhe programin por edhe kandidatin e duhur që e kthen shpresën, besimin e zhvillimin”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.