Deklarohet edhe zëdhënësi i BE-së për njoftimin për heqjen e taksave

Peter Stano, zëdhënësi për punë të jashtme dhe politik të sigurisë të BE ka dhënë një deklaratë për medie në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqje të taksave ndaj lëndëve të para nga Serbia dhe BeH.

Deklarohet edhe zëdhënësi i BE-së për njoftimin për heqjen e taksave

“Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të enjten se Kosova do t’i heqë taksat ndaj importit të lëndëve të para nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina. Ne e mirëpresim këtë njoftim si hap të parë dhe mezi presim të shohim më shumë detaje.

Ky hap mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të mundësojë rifillimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë të përkrahur nga Bashkimi Evropian.

Është humbur shumë kohë. Besimi duhet të rikthehet urgjentisht. Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që të rifillojë dialogu, në të mirën e të dyja palëve.

Përfaqësuesi i Lartë dhe zëvendës presidenti Josep Borrell është i gatshëm të luajë rolin e tij si lehtësuesi i Dialogut në emër të BE-së”, shkruan në deklaratën e lëshuar për medie./Insajderi.com.