Deklarohet Isa Mustafa – tregon nëse do t’i tërheq ministrat nga Qeveria

Deklarohet Isa Mustafa – tregon nëse do t’i tërheq ministrat nga Qeveria

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar nga përfaqësuesit e LDK-së brenda qeverisë që të vazhdojnë të jenë në krye të detyrës dhe t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve.

Në një shkrim në Facebook, Mustafa ka thënë se të gjithë përfaqësuesit e LDK-së në institucionet qendrore e lokale mund të ballafaqohen me vështirësi pas rrëzimit të qeverisë.

Megjithatë, ai ka kërkuar nga ta që të jenë të gatshëm për t’i kryer obligimet e tyre.

“Nga të gjithë përfaqësuesit e LDK-së në institucionet qendrore dhe lokale, pavarësisht vështirësive me të cilat ballafaqohen, kërkoj të jenë në krye të detyrës dhe t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve, pavarësisht çdo lloj përkatësie që mund t’i takojnë”, ka thënë Mustafa.