Deklarohet një i arrestuar nga UÇK-ja: Mbaju Kosovë edhe kur t’i burgosin djemtë

Deklarohet një i arrestuar nga UÇK-ja: Mbaju Kosovë edhe kur t’i burgosin djemtë

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj ka reaguar rreth fillimit të punës së Gjykatës Speciale, e cila tashmë ka nisur thirrjen e personave të dyshuar për krime.

Ndonëse nuk e ka përmendur saktësisht Gjykatën, ai ka publikuar një shkrim që lidhet me burgosjen e “djemve” të Kosovës.

“Mbaju Kosova ime edhe kur te fyejnë e djemtë ti burgosin natën padrejtësisht pse ti doje lirinë e shkelur” ka shkruar Dedaj, teksa ka publikuar vargjet e një poezie të titulluar: “Letër Kosovës”.

Dedaj ishte arrestuar në vitin 1998 nga UÇK-ja në Qirez të Skenderajt.

“Na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij. Na tha: ‘Jeni të arrestuar’”, pat rrëfyer Dedaj në një intervistë me Rubikon të KTV-së. “Më dukej qesharake, nuk e besoja”.

Në rrëfimin e tij, Dedaj pohonte se grupi i njerëzve të arrestuar nga UÇK-ja ishin maltretuar fizikisht.