Deklarohet Nuhiu pasi e mposhti Gjilanin në derbi: Ja pse e fituam ndeshjen

Deklarohet Nuhiu pasi e mposhti Gjilanin në derbi: Ja pse e fituam ndeshjen

Drita e ka fituar derbin eAnamoravës, pasi ka mposhtur Gjilanin me rezultat 2:0, në xhiron e 18-të dhe hapëse të stinorit pranveror në Superligë.

Heroi i ‘bardhekaltërve’ në këtë takim ishte Betim Haxhimusa, i cili realizoi që të dy golat për t’i dhuruar tri pikë të arta skuadrës së tij.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili ka thënë së lojtarët e tij besuan dhe lanë shpirtin në fushë për të fituar.

“Sot pamë një ndeshje të Superligës, pati gjithçka, raste, shtylla dhe fituam ndeshjen me plotë meritë. Ishim të kujdesshëm me topa të lartë, i kemi mbyllur mirë, na kanë rrezikuar me shtyllat nga goditjet standarde, krijuam dhe në pjesën e parë. Çunat besuan dhe lanë shpirtin në fushë për të marrë këtë fitore. Tifozët bënë spektakël në tribuna”, tha pas ndeshjes Nuhiu për Supersport Kosova.

Drita pas kësaj fitore është ngjitur në pozitën e dytë me 34 pikë, aq sa ka edhe Prishtina që renditet e treta, kurse Ballkani kryeson me 37-të pikë.