Del i saktë parashikimi i Dardan Molliqajt për Vetëvendosjen

Del i saktë parashikimi i Dardan Molliqajt për Vetëvendosjen

Ish-deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka akuzuar Vetëvendosjen, ai ka thënë se VV-ja mbeti e vetmuar pavarësisht lutjeve që i bëri LDK-së për koalicion parazgjedhor.

“Para më shumë se dy javë, e thash atë që u konfirmua dje: PDK dhe VV do të mbesin të vetmuara në këto zgjedhje. PDK për shkak të veprimeve të saj në të kaluarën, ndërsa VV për shkak se nuk mund të bashkëpunojë dot me askë”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se koalicioni PSD-AAK do të jetë koalicion fitues i këtyre zgjedhjeve.

“Koalicioni ynë, i qartë dhe i vendosur nga fillimi, me plane konkrete për zhvillimin e Kosovës, do të jetë koalicion fitues i këtyre zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Dje ishte edhe dita e fundit për zyrtarizmin e koalicioneve parazgjedhore në mes të subjekteve politike.

Lidhja Demokratike dhe Vetëvendosje kanë negociuar një koalicion parazgjedhor por që dështoi pasi s’u pajtuan për pozitën e Kryeministrit.