Nuk ka informacion se kur Samsung ka planifikuar të lançoi tabletin. Megjithatë pas certifikimit të tij nga Aleanca e Wi-Fi, presim që tabletin sa shohim shumë shpejt." />

Del në dritë tableti i ri i Samsung Galaxy Tab S6

Del në dritë tableti i ri i Samsung Galaxy Tab S6

Nuk ka informacion se kur Samsung ka planifikuar të lançoi tabletin. Megjithatë pas certifikimit të tij nga Aleanca e Wi-Fi, presim që tabletin sa shohim shumë shpejt.

Pas disa muajsh nga debutimi i Galaxy Tab S5E, disa imazhe të rrjedhura konfirmojnë pasardhësin e tabletit, Galaxy Tab S6.

Sipas sajtit të specializuar për lajmet e Samsung, tableti do të ketë një laps të ri S Pen i cili mund të karikohet përmes teknologjisë wireless nga tableti kur është magnetikisht i kapur pas tij.

Por ndryshe nga iPad Pro që përdor një teknikë të ngjashme, lapsi S Pen do të kapet në pjesën e pasme të tabletit dhe jo në anën e tij.

Galaxy Tab S6 do të jetë tableti i parë me një skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran. Ky skaner në Galaxy S10 dhe s10 Plus nuk ishte në nivelin e duhur dhe industria shpreson që teknologjia është përmirësuar më tutje për debutimin e tabletit.

Krahas skanerit të shenjave të gishtërinjve, tableti 10.5-inç përmban një procesor Snapdragon 855, 6GB RAM, 128GB ose 256GB memorie dhe dy kamera të pasme.

Nuk ka informacion se kur Samsung ka planifikuar të lançoi tabletin. Megjithatë pas certifikimit të tij nga Aleanca e Wi-Fi, presim që tabletin sa shohim shumë shpejt.

Samsung do të mbajë një aktivitet më 7 Gusht ku prezantohet Galaxy Note 10 çka mund të ishte një shans i artë për lançimin e tabletit. Kujtojmë se vitin e kaluar Galaxy Tab S4 debutoi një javë përpara Note 9.