Del në pah kryetari Molliqaj – flet për VV-në dhe LDK-në

Del në pah kryetari Molliqaj – flet për VV-në dhe LDK-në

Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Socialdemokrate, ka thënë se Vetëvendosje dhe Lidhja Demkratike e Kosovës nuk po duklet të kenë asnjë dallim thelbësoj nga qeverisja e kaluar.

“Po dëshmojnë që për ta pozitat janë më të rëndësishme se sa temat konceptuale e qeverisëse. Asnjë mospajtim ta zëmë për arsimin, shëndetësinë, pensionet, ekonominë, etj, por mospajtime të patejkalueshme se kush po merr më shumë pushtet”, ka thënë ai, shkruan Insajderi.

“Po e lëjnë të vazhdojë keqqeverisjen e kaluar duke mos rënë dakord në mes vete. Prap, për pozita e pushtet, po lejojnë që të vazhdojë keqpërdorimi i buxhetit të shtetit nga qeveria në shkuarje”.

“Tash e 3 muaj po e mbajnë Kosovën peng të dëshirës së tyre për pushtet, njësoj siç dikur PDK-ja e mbante vendin të bllokuar për 6 muaj”.

Ndryshe VV dhe LDK nesër do të shkojnë në Kuvend pa një marrëveshje për bashkëpunim./Insajderi.com