fbpx

Del në shitje shtëpia e mbretëreshës Elizabeth

Del në shitje shtëpia e mbretëreshës Elizabeth

Shtëpia ku mbretëresha Elizabeth jetoi nga viti 1949 deri në vitin 1951 ka dalë në shitje.

“Villa Guardamangia” e cila ndodhet në Maltë kap vlerën e 6 milionë eurove.

Mbretëresha është shprehur se ka kaluar kohë mjaft të bukura tek ajo shtëpi vitet e para të martesës së saj, pasi Princi Philip ishte vendosur në Maltë si oficer detar.

E ndërtuar në vitin 1900 kjo shtëpi tashmë i përket pronarëve të tjerë.

Për herë të fundit mbretëresha e vizitoi shtëpinë gjatë takimit zyrtare në Maltë në vitin 1992. Ajo kërkoi të shihte vilën kur vizitoi Maltën përsëri në vitin 2007, por thuhet se u refuzua nga pronarët e saj.