Del Piero e mirëpret emërimin e Porlo-s tek Juve

Del Piero e mirëpret emërimin e Porlo-s tek Juve

Ish sulmuesi i Junventus, Alessandro Del Piero, ka mirëpritur emërimin e Andrea Pirlo-s, si trajner të ri të ekipit të Juventus, pas shkarkimit të Maurizio Sarri.

“Thënë të drejtën, është një befasi për mua lajmi për emërimin e Pirlo-s, tek Juve”, tha fillimisht Del Piero, transmeton Insajderi.

“Nuk mendoj se ai e ka përvojën e mjaftueshme, pasi vetëm pak ditë më parë ishte vendosur si trajner i Juventus U-23 dhe menjëherë ky ndryshim i pa pritur”, shtoi Del Piero.

“Por, koha po tregon se gjërat kanë ndryshuar dhe se nuk ka nevojë të shkoni të trajnoni disa skuadra të vogla, për të arritur tek ato të mëdha. Shikoni Simone dhe Filippo Inzaghi e Gattuso, të cilët filluan me skuadra të mëdha dhe po arrijnë suksese”, tha Del Piero për Sky Sports.

Ai u pyet nëse Pirlo, mund të ketë ngjashmëri me Zidane, për nga suksesi  dhe ai tha “Është herët për të bëhet një parashikim dhe analizë të tillë, por, po, ai i ka të gjitha gjërat që të bëhet i suksesshëm sa Zidane”./Insajderi.com.