Del traileri i filmit “Ammonite”, që tregon për romancën mes dy grave në periudhën Viktoriane

Del traileri i filmit “Ammonite”, që tregon për romancën mes dy grave në periudhën Viktoriane

Sapo ka dalë traileri i Ammonite, një dramë e kohës Viktoriane, me aktore Kate Winslet dhe Saoirse Ronan, në rolin e paleontologes Mary Anning dhe vajzës që takohet me të buzë detit dhe eventualisht kanë një marrëdhënie intesive romantike.

Filmi është bërë nën regjinë e Francis Lee, i famshëm për skenat romantike ‘gay’ në filmin “God’s Own Country”, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Ky film që poashtu sjell një romacë mes dy grave, ka për temë takimin mes Mary Anning dhe Charlotte Muchison, e cila ishte dërguar në bregdet nga burri i saj për shkak ‘të vuajtjes nga melankolia’.

Familja e palentologes së njohur ka protestuar lidhje me filmin sepse sipas tyre nuk ka prova të cilat tregojnë që Anning ishte lesbike. Mirëpo Lee ka thënë se filmi nuk është biografi dhe se “kemi parë shumë histori homoseksuale të ndryshohen në hetero për shkak të rutinës ‘straight’ në kulturë,  pse të mos përdoret e njëjta mënyrë për të parë një figurë historike në një kontekst tjetër?”

“Ammonite” do të ketë premierën në festivalin e filmit të Torontos këtë vit, dhe do të na mundësojë disa skena ikonike ‘gay’ nëse bazohemi te traileri premtues./Insajderi.com