Delawie reagon ashpër ndaj gjuhës së përdorur nga Daut Haradinaj

Delawie reagon ashpër ndaj gjuhës së përdorur nga Daut Haradinaj

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie e ka dënuar ashpër deklaratën e deputetit të Kosovës, Daut Haradinajt  i cili dje tha se nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi atëherë mund të ketë luftë.

Ai e ka quajtur këtë si kërcënim për spastrim etnik, pikërisht në ditën kur Kosova festoi ditën e Kushtetutës, dhe se sipas tij një gjuhë e tillë nuk ka vend në Evropë.

“Në ditën që ne festuan Kushtetutën e Kosovës, një politikan kërcënon me spastrim etik. Kjo është një gjuhë e rrezikshme dhe nuk ka vend në Evropë”, ka shkruar në twitter Delawie.

Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar mbrëmë dhe sot edhe mediat dhe zyrtarë shtetërorë në Serbisë.

Haradinaj dje kur është pyetur se çfarë mund të ndodhë nëse ekstradohet Ramushi në Serbi ai ka thënë se mund të na futin në luftë.

Kjo deklaratë e Daut Haradinajt vije pas shtyrjes për vendim ndaj ekstradimit ose jo të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Haradinaj është ndaluar në Francë me 4 me një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia./Insajderi.com