Delawie: Tema e kufijve të Kosovës ka përfunduar në vitin 2008

Delawie: Tema e kufijve të Kosovës ka përfunduar në vitin 2008

Propozime për ndryshim të kufijve në Kosovë dhe Ballkan mund të ketë, por për Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo çështje ka përfunduar në vitin 2008, atëherë kur e ka njohur shtetin e Kosovës menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë.

Kështu ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë të tij në Info Magazine të Klan Kosovës, kur u pyet për propozimet e fundit për rishqyrtimin e kufijve.

“SHBA e ka njohur Kosovën në vitin 2008 në kufijtë e tanishëm të cilët janë edhe në flamur”, ka thënë ai.

“Po përpiqem që ta mbylli këtë diskutim përpara se të fillojë”, deklaroi shkurt Delawie, njofton Klan Kosova.

“Jam i lumtur nëse politikanët mund të fillojnë të flasin për zgjidhje të mundshme, por SHBA e njeh Kosovën në bazë të kufijve që ekzistojnë sot dhe që janë edhe Planin e Ahtisaarit”, shtoi diplomati amerikan.