Delawie: As unë nuk do të votoja kandidatët e korruptuar

Delawie: As unë nuk do të votoja kandidatët e korruptuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Greg Delawie i është bashkuar fushatës së shoqërisë civile të Kosovës “#AsUnë nuk do të votoja kandidatët e korruptuar”.

Në një foto të publikuar në rrjetin social Facebook nga anëtari i shoqërisë civile Ismet Kryeziu, Delawie është fotografuar me një letër që përçonte mesazhin e shoqërisë civile “AsUnë”.

“Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Z. Greg Delawie, mbështet iniciativën e Shoqërisë Civile në Kosovë #AsUnë nuk do të votoja kandidatët e korruptuar”, ka shkruar Ismet Kryeziu në Facebook, bashkangjitur me foton e Ambasadorit amerikan.

Ambasada e Amerikës edhe më parë ka bërë thirrje që të mos përfshihen në listat e kandidatëve për deputetë, politikanë që kanë të ngritura aktakuza. /Insajderi.com