Delet e okupojnë qendrën e Madridit

Dhjetëra barinj të veshur me veshje tradicionale kanë kaluar me rreth 1.500 dele nëpër qendër të Madridit në të cilin, për këtë rast u bllokua i tërë trafiku.

Delet e okupojnë qendrën e Madridit

Siç transmetojnë mediet, bëhet fjalë për zakonin “Trashumancia” të vjetër 600 vjet, me të cilin rast bagëtia bartet nga kullosat verore në ato dimërore.

Ky zakon është përtërirë në vitin 1994 si festival me të cilin inkurajohet blegtoria, dhe me këtë rast, dhjetëra barinj, të veshur me veshje tradicionale, kanë kaluar me kopetë e tyre nëpër qendër të Madridit në të cilin ishte bllokuar trafiku.

 

 

Sipas traditës mesjetare, blegtorët në mënyrë simbolike i kanë paguar autoriteteve të qytetit në Sheshin Kibeles, me paratë e vjetra spanjolle, tatimin për kalim të kafshëve, transmetojnë mediet spanjolle./Insaderi.com.