Deliu: Edhe pse e lënduar pa kryetarin, PDK do të dalë krenare para sovranit

Deliu: Edhe pse e lënduar pa kryetarin, PDK do të dalë krenare para sovranit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme ky subjekt politik do të dalë krenare para popullit, njofton Insajderi.

Ajo u shpreh se ndonëse janë të lënduar pa kryetarin e saj, Kadri Veseli (i cili po mbahet në Hagë), ata do të garojnë me “ofertën e ndërtuar nga kërkesat e qytetarëve dhe jo egot personale”.

Tutje, Deliu akuzoi për papërgjegjësi kalicionet që kanë qeverisur së fundmi në Kosovë, pasi sipas saj, kanë dëshmuar se qytetarin e konsiderojnë vetëm si subjekt të tyre.

“Në periudhën më kërcënuese për jetën e qytetarëve që prej përfundimit të luftës, kur pandemia vazhdon të rrezikojë çdo ditë jetë njerëzish, vendi u katandis në jofunksionalitet nga koalicionet e papërgjegjshme, të cilët dëshmuan se qytetarin e konsiderojnë vetëm si subjekt të tyre”.

“Më shumë prodhuan ide e shpenzuan energji në përplasjet politike mes vete sesa me virusin që vazhdon të rrezikojë jetë njerëzish çdo ditë”, ka shkruar ndër të tjera ajo në llogarinë e saj në Facebook./Insajderi.com