Deliu – Kodra: Raporti i Parlamentit Evropiane e sulmon shtetësinë e Kosovës

Deliu – Kodra: Raporti i Parlamentit Evropiane e sulmon shtetësinë e Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerat Deliu – Kodra, ka komentuar raportin e Parlamentit Evropian, ku thuhet se Qeveria Kurti është rrezuar si rezultat i propagandës, njofton Insajderi.

Deliu Kodra, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky raport i Parlamentit Evropian, ka për qellim diskretitimin e shtetësisë së Kosovës.

“Raporti i Parlamentit Evropian ka qëllim të diskreditimit të institucioneve demokratike të Kosovës dhe komprometimit të politikës amerikane në Kosovë dhe rajon duke konspiruar situata të paqena nëpërmjet metodës së njohur ruse të përhapjes së dezinformatave”.

Tutje ajo është shprehur se “raporte anuese ndaj një subjekti politik, i cili për me tepër ka ndjekur një politikë konfliktuoze me SHBA-të dhe nga ana tjetër ka ndjekur linja të eksponentëve të caktuar evropianë të cilët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duhet të jetë mjaftueshëm alarm për shoqërinë tonë”.

Më pas Deliu – Kodra ka thënë se ky raport sulmon fondamentin e shtetësisë së Kosovës, ku e shpërfaqë paaftësinë tonë për të krijuar institucione demokratike./Insajderi.com