Deliu-Kodra thotë se PDK nuk ka ndërruar qëndrim për votimin e Presidentit

Deliu-Kodra thotë se PDK nuk ka ndërruar qëndrim për votimin e Presidentit

Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka ndërmend të ndërrojë qëndrim sa i përket votimit të Presidentit, transmeton Insajderi.

Siç bën të ditur deputetja Blerta Deliu-Kodra, kjo parti nuk do të marrë pjesë as në seancën që do të mbahet të dielën, pas dështimit të asaj të së shtunës.

E pyetur nëse PDK-së i është kërkuar nga ambasadorët e huaj në Kosovë për të marrë pjesë në seancën e votimit të Presidentit, Deliu-Kodra ka deklaruar se kjo nuk ka ndodhur.

“Jo, jo. Kurrfarë takimi të ri nuk ka pasur, kurrfarë ndryshimi të qëndrimit nuk ka. Mbetet vendimi i Këshillit Drejtues, atë që e kemi qartësuar prej fillimi”, ka deklaruar Deliu-Kodra. /Insajderi.com