Deliu-Kodra: Vitia të kërkojë falje nëse për shkak tij vonohet furnizimi me vaksina

Deliu-Kodra: Vitia të kërkojë falje nëse për shkak tij vonohet furnizimi me vaksina

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të kërkojë falje nëse për shkak të neglizhencës së tij vonohet furnizimi me vaksinat kundër COVID-19, njofton Insajderi.

Sipas saj, “përpjekja për ta paralajmëruar një dështim eventual të sigurimit të vaksinave duke bartur fajin te mediat është e pajustifikueshme dhe e papërgjegjshme”.

“Ministria dhe Qeveria kanë detyrë të kujdesen për shëndetin e përgjithshëm publik dhe në rastin konkret të imunizimit të popullatës. Ndërsa, mediat kanë obligim të monitorojnë dhe publikojnë mbarëvajtjen e këtij procesi”, ka shkruar Deliu-Kodra në profilin e saj në Facebook.

Ajo tutje ka shtuar se asnjë klasifikim nuk e mbron një dokument zyrtar nga keqpërdorimi./Insajderi.com