Laptopi i parë OLED i Dell është pranë debutimit. 15.6-inç XPS 15 7590 i shumëpritur do të debutojë më 27 Qershor bëri të ditur kompania.
E thënë më thjeshtë ekranet OLED kanë potencialin për të rritur jetëgjatësinë e baterisë sepse pikselët fiken plotësisht në rastin kur ka ngjyrë të zezë krahasuar me ekranet LCD të cilë ti mbajnë pikselët aktivë pavarësisht nëse ka dritë ose errësirës në një hapësirë të caktuar.
Pjesa tjetër e harduerit përfshin procesorë të gjeneratës së 9-të Intel Core me 8 bërthama dhe grafika Nvidia GeForce 1650. Laptopi vjen me çipin Intel Wi-Fi 6 me 3 herë më shumë shpejtësi sesa gjenerata e kaluar.
Çmimi i XPS 15 fillon nga 999 dollarë por një model XPS 15 7590 i pajisur mirë do të kushtojë shumë më tepër. /PCWorld Albanian