Veprimtari i çështjes kombëtare, dhe ish i burgosuri politik, Adem Demaçi, ka vdekur sot. Ceremonia për varrimin e tij do të mbahet të shtunën dhe do të jetë me ceremoni shtetërore.
Kurse, gjatë ditës së nesërme është paraparë që nga ora 12:00 të këtë homazhe në Tetarin Kombëtar të Kosovës.
Demaçi ka vdekur në shtëpinë e tij, në moshën 82-vjeçare.
Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Bujar Gashi, ka konfirmuar për Gazetën Express se Demaçi ka ndërruar jetë rreth orës 17:40.
Sipas tij, Demaçi nuk ka mundur të shpëtojë edhe përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor.