Demaj dhe Pfandler flasin për bashkëpunimin Kosovë-Austri

Demaj dhe Pfandler flasin për bashkëpunimin Kosovë-Austri

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj, ka pritur në një takim të veçantë, ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler.

Ministri Demaj ka vlerësuar lart bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes të dyja vendeve në nivelin dy-palësh dhe shumë-palësh si dhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa rezervë të shtetit austriak karshi Republikës së Kosovës në procesin e shtet-ndërtimit si dhe anëtarësimit të saj në nisma rajonale dhe ndërkombëtare.

“Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe mbi konstruktivitetin e Kosovës në Samitin e Trieshtes pjekurinë e dëshmuar të vendit tonë në bashkëpunimin rajonal, nevojën për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare, synimin për rritjen e bashkëpunimit dy-palësh me shtimin e marrëveshjeve të reja, si dhe për përkrahjen e studentëve të Republikës së Kosovës në seminaret e rregullta në Austri”, thuhet në njoftim.