Demaliaj sulmon Selimin me vëllanë që akuzohej për fajde – ngjarja që filloi me shufër hekuri

Demaliaj sulmon Selimin me vëllanë që akuzohej për fajde – ngjarja që filloi me shufër hekuri

Ngjarjen e 19 janarit të këtij viti në Komoran e ka kujtuar sot deputeti  i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj. E kujtoi përleshjen fizike të Islam Selimit (vëllai i Rexhep Selimit) dhe Xhevat Nuhës për ta sulmuar deputetin e VV-së.

E gjithë përplasja mes tyre filli kur Demaliaj tha se Rexhep Selimi nuk mund t’i mbrojë vlerat e UÇK-së për shkak se ai kishte refuzuar ta plotësonte aplikacionin për veteran të UÇK-së.

Selimi pas kësaj deklarate menjëherë ka reaguar ku në një intervistë për Insajderin, kishte thënë se ai është i gatshëm të pranonte këshilla dhe kritika, por jo nga njerëzit që dhurojnë certifikata të veteranëve të UÇK-së, shkruan Insajderi.

“Se sa e kanë respektuar këta që japin kritika këta që më akuzojnë pse nuk e kam nënshkruar aplikimin e veteranit. Kushdo që flet ka të drejtë që të japë mendimin e tij por jo ata që e kanë deformuar e kanë degjeneruar dhe e kanë degraduar, procesin e  verifikimit të veteranëve të UCK-së, duke dhënë dëshmi të rrejshme, duke pranuar dëshmi të rrejshme, duke pranuar dekumentacione të rrejshme dhe që shpeshherë duke i këmbyer me kartela partishë. Unë kurrë nuk do të jem pjesë e këtyre gjërave. Atë epitet (ushtar i UCK-së) nuk e ndërroj asnjëherë me asnjë epitet tjetër”, kishte thënë Selimi në intervistën e mbrëmshme.

Demaliaj i kundërpërgjigjet Selimit: Je vëlla i fajdexhiut, keni biznese e prona të shtrenjta

Menjëherë pas kësaj deklarate të Selimit, ka reaguar Demaliaj. Ai ka përdorur ngjarjen e fillimit të këtij viti ku njëri nga vëllëzërit e Selimit, Islami ishte akuzuar për fajde ku ishte përleshur fizikisht me një person.

“Faleminderit Rexhë për kualifikimet që mi ke bërë..!!Por ke harruar të më thuash se Shkumbin Demaliaj dhe familja e tij posedojnë Fabrika dhe janë pronarë të qindra hektarë tokave, Dhe posedojnë prona te autosalloneve dhe ndoshta edhe më shumë..!!!!”

“Ke harruar Rexhë ndoshta të thuash për mua se jam vëlla i ndonjë Fajdexhiu dhe se vëllezërit e Shkumbinit plagosen nëpër oborre të huaja e gjithçka tjetër”, ka shkruar Demaliaj.

Mbrëmjen e 19 janarit, Islam Selimi kishte shkuar në shtëpinë e Xhevat Nuhes ku ishin përleshur fizikisht. Ngjarja raportohej se kishte filluar me shipkë të hekurit ku vëllai i deputetit kishte rrahur Xhevat Nuhën.

Më pas Nuha kishte plagosur me armë zjarri Islamin. E gjithë kjo ngjarje dyshohej se kishte ndodhur për shkak të një problemi disa vjeçar financiar – më saktësisht fajde.

“ Islami ka ardhur te shtëpia, ka pasë përleshje fizike. Në oborrin tonë ka ndodhë ngjarja. I ka rënë babës me shipkë të hekurit. Ka reaguar në vetëmbrojtje”, kishte thënë Gjergji, djali i Xhevat Nuhës.

Edhe pse Xhevat Nuha shtiu me armë zjarri në kraharorin e djathtë të Islam Selimit, ky i fundit ndihmën e parë e mori nga familjarët e Nuhës, më pas u dërgua në spital./Insajderi.com

Nuha gjuajti në vetëmbrojtje, vëllai i deputetit e goditi me shufër hekuri në oborrin e tij