COVID-19

Demanton ShSKUK: S’ka vdekur askush nga COVID-19

U njoftua se sot pati të vdekur nga Coronavirusi. Mediat raportuan për të paktën dy viktima. Lajmi rezultoi i pavërtetë. ShSKUK njofton se ka pasur një të vdekur në qendrën infektive, por për arsye të tjera që nuk lidhen me COVID-19.

Demanton ShSKUK: S’ka vdekur askush nga COVID-19

Nuk ka vdekur asnjë pacient i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ashtu siç u njoftua gjatë ditës nga disa media, njofton Insajderi.

Lajmin se sot nuk ka pasur asnjë rast me fatalitet e ka dhënë Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, duke qartësuar kështu raportimin e gabuar që shkaktoi huti.

“Informatat e publikuara nga disa portale, se në Klinikën Infektive kanë vdekur dy pacientë të diagnostikuar me Covid-19, nuk qëndrojnë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK.

“Klinika Infektive e QKUK-së, njofton se asnjë nga pacientët me Covd-19 nuk ka vdekur në këtë klinikë dhe informatat e publikuara pa verifikim paraprak nga klinika nuk janë të vërteta”.

Në fakt, ka pasur një pacient të vdekur, grua 74 vjeçare, por ajo ka ndërruar jetë për arsye të tjera shëndetësore e jo si pasojë e virusit Corona./Insajderi.com