Demi e mbyt 60 vjeçarin para 2 mijë njerëzve

Demi e mbyt 60 vjeçarin para 2 mijë njerëzve

Tragjedia e rëndë ka ndodhur të dielën pasdite përpara 2000 spektatorëve në Fiestas del Toro të Benavente, në provincën spanjolle të Zamora. Një burrë 60-vjeçar është vrarë nga demi i tërbuar.

Detyra e të moshuarit ishte që të hapte derën, në mënyrë që demi të hynte brenda. Këtë herë demi është kthyer mbrapsht dhe është sulur drejt burrit, duke e goditur me brirë në fyt. Toreadori u dërgua me urgjencë në spital, por ishte e pamundur t’i shpëtohej jeta.

Benavente ka shpallur dy ditë zie për vdekjen e 60-vjeçarit.