Demi Lovato shfaqet si një surprizë në videon e të dashurit të ri

Demi Lovato shfaqet si një surprizë në videon e të dashurit të ri

Pak ditë më parë, mediat e huaja treguan se këngëtarja e njohur, Demi Lovato ishte në një lidhje të re me aktorin e njohur, Max Ehrich.

Dyshja kishin vendosur të karantinoheshin së bashku, ndonëse janë treguar shumë të kujdesshëm me postimet e tyre në rrjetet sociale.

Megjithatë se fundmi duket se Max dhe Demi nuk kanë mundur ta fshehin më qëndrimin e tyre. Max ka qenë në një lidhje ‘live’ me ndjekësit e tij në ‘Instagram’, teksa Demi pa e ditur këtë detaj i është afruar për ta përqafuar.
Fansat e kanë regjistruar menjëherë këtë moment në të cilin dallohet dhe reagimi elik i Ehrich.
Video ka bërë xhiron e rrjetit, ndërsa fansat presin me padurim që dyshja të pranojë publikisht lidhjen e tyre.

Këngët më të reja gjatë karantinës nga artistët shqiptar!