“Demokracia Studentore” mban konferencë, për angazhimin e Isa Mustafës në UP

“Demokracia Studentore” mban konferencë, për angazhimin e Isa Mustafës në UP

Organizata, “Demokracia Studentore”, sot 13 gusht, mbanë konferencë për media, në lidhje me angazhimin e profesor Isa Mustafa, si ligjërues në Universitetin e Prishtinës, njofton Insajderi.

Konferenca për shtyp do të mbahet në oborrin e fakultetit ekonomik dhe do të fillojë nga ora 11:00.

Kjo konferencë, mbahet pas akuzave të po kësaj organizate, që kishin vënë alarmin se Isa Mustafa, po paguhet nga Universiteti i Prishtinës, pa u paraqitur asnjëherë në ligjërata.

Këro akuza të kësaj organizate, i ka mohuar Univerisiteti i Prishtinës.

“Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ reagon ndaj qarkullimit në medie dhe në platforma të tjera online, të një lajmërimi që prof. dr. Isa Mustafa është duke u paguar nga ana e UP-së pa mbajtur mësim. Me anë të këtij sqarimi për medie dhe për opinion publik, informoheni që profesor Isa Mustafes nuk i është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP-ja që nga dhjetori i 2016-tës”, thuhej në njoftimin e UP-së.

Konferenca e “Demokracia Studentore”, vjen pas këtyre deklaratave nga Universiteti “Hasan Prishtina”./Insajderi.com.